Hamiti: Përparim Rama votohet për mandatin e dytë për ta bërë Prishtinën metropol evropian
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka dhënë mbështetje të plotë për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, në garën për mandatin e dytë si kryetar i kryeqytetit.
Në një deklaratë publike, Hamiti theksoi se më 9 nëntor, qytetarët e Prishtinës kanë mundësinë ta votojnë vazhdimësinë e punës dhe vizionit që e ka transformuar Prishtinën në katër vitet e fundit.
“Përparim Rama votohet të dielën për mandatin e dytë për ta bërë kryeqytetin tonë metropol evropian. Prishtinasit për Prishtinën më 9 nëntor!”, tha Hamiti.
Zgjedhjet e balotazhit për kryetar të Prishtinës mbahen të dielën, më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të kryeqytetit. /Kosova.info/
