Tragjedi në Pejë: Fëmija 1-vjeçar vdes pas trajtimit në spital, familja dyshon për neglizhencë mjekësore

Një rast tronditës është raportuar në Pejë, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka humbur jetën pas trajtimit në Spitalin Rajonal, njofton Kosova.info.

Babai i tij ka deklaruar se fëmija ishte dërguar në spital edhe një ditë më parë, por pas trajtimit ishte kthyer në shtëpi.

Prokuroria ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor./Kosova.info/

Go to TOP