Mehmetaj: Vetëvendosje do të nisë sulm ndaj Hykmete Bajramit, sepse ajo ua zbuloi “çelësin e propagandës”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas paraqitjes së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin “Debat Plus” duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një “super sulm i organizuar” nga Vetëvendosje ndaj saj.

Sipas Mehmetajt, arsyeja e këtij reagimi do të jetë fakti që Bajrami “ua ka zbuluar çelësin e propagandës” së partisë në pushtet. Ai ka thënë se Vetëvendosja e mban veten në politikë përmes “gogolit të Listës Serbe”, dhe për këtë, sipas tij, edhe “bashkëpunon me ta, flet në telefon me Radoiçiqin, takohen skutave me Slavko Simiqin dhe e shpallin hero Oliver Ivanoviqin”.

“E Hykmete Bajrami sonte tha që s’e çan trapin për Listën Serbe. Ua mbyti gogolin VV-së. E VV pa Listën Serbe nuk mund të mbijetojë në politikë,” shkroi Mehmetaj.

Në fund, gazetari i ka dërguar një mesazh ironik deputetes Bajrami:

“Zonja Bajrami, veç diçka ke harru sonte me thanë, përveç që s’çan trapin për Listën Serbe, është dashtë me vazhdu fjalinë me tregu që s’çan trapin as për partnerin e Listës Serbe – Lëvizjen Vetëvendosje.” /Kosovca.info/


Go to TOP