Frika nga vërshimet, kërkohet inspektim në terren

E nga të reshurat e mbrëmshme, niveli i ujit në Lepenc është rritur, sa që banorët e fshatrave të rrethit të Kaçanikut janë të shqetësuar pasi dyshojnë se mund të ketë vërshime. Zyrtarët komunalë dhe të emergjencave kanë dalë në vendngjarje për ta parë situatën e krijuar.

Sa herë që ka të reshura të shumta shiu, familja e Isak Trupit nga Kovaçeci i Kaçanikut ndjehet e shqetësuar se mund të ketë përmbytje, për shkak të rritjes së nivelit të ujit përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, i cili kalon shumë pranë shtëpisë së tij. E nga reshjet e fundit të shiut niveli i ujit dukshëm është rritur.

“Me pas ra edhe nja 24 orë nuk po them edhe këndej ka pas mundësi të këtë vërshime ama edhe asaj ane e kishte mbush krejt sepse këndej është pak më lart por ka pas mundësi edhe nga lart të vijë uji”, tha Isak Trupi,  banor.

Përfaqësuesit e komunës dhe ata të zjarrfikësve ishin në terren për ta parë situatën në mos ka ndonjë devijim të lumit që mund të shkaktojë ndonjë dëm.

“Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut sidomos të pa ndërprera gjatë ditës së djeshme kemi ngritje të nivelit të lumit Lepenc të nivelit të ujit . Mirëpo gjendja për momenti është normale dhe jemi vazhdimisht në përcjellje të saj ekipet e emergjencave janë të gjendje gatishmërie në rast të ndonjë intervenimi të nevojshme përndryshe për momentin është normale”, tha Arian Teneqja, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Kaçanik.

“Nuk ka pasur edhe shumë dalje në një vend uji ka dal nga shtrati edhe aty është intervenuar është bërë një barrikadë me dhe edhe më zall edhe është kthyer niveli i ujit në vendin që ka qenë”, tha Lulzim Gashi, Brigada e Zjarrfikësve Kaçanik.

Niveli i ujit është rritur edhe në lumin Nerodime i cili kalon në qendër të Kaçanikut.


Go to TOP