Isak Neziri mban fjalën – shpërndan laptopë për shkollat e Drenicës
Edhe pse nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e PDK-së, Isak Neziri po dëshmon se premtimet e dhëna nuk i harrohen. Ai ka njoftuar se ka përmbushur zotimin për shpërndarjen e laptopëve për shkollat e Drenicës dhe komunat e tjera të Kosovës.
Neziri ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me lajme të reja lidhur me ndarjen e bursave në kujtim të Leotrim Ahmetit — një premtim që, siç thotë ai, “po jetësohet në mënyrën më të mirë”.
“Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, njëra nga angazhimet që më ka dhënë më së shumti kënaqësi ka qenë përmbushja e zotimit tim për shpërndarjen e laptopëve për shkollat e Drenicës dhe komunat e tjera të Kosovës,” ka shkruar Neziri.
