Rama: Për herë të parë pas 25 vjetësh, “Handicap Kosova” me hapësira të reja për personat me paralizë
Shoqata “Handicap Kosova” ka marrë hapësirat e saj të dedikuara pas një çerek shekulli punë të palodhshme, duke krijuar një vend të posaçëm për zhvillimin e aktiviteteve dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe personat me paralizë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti këtë një shembull të bashkëpunimit institucional dhe human që përkon me vizionin për një “Prishtinë pa barriera”, ku secili qytetar trajtohet me dinjitet dhe ka mundësi të barabarta.
Rama tha se kryeqyteti mbetet i përkushtuar të mbështesë çdo iniciativë që promovon integrimin social, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Prishtinë për të gjithë — pa pengesa, pa barriera”, përfundoi ai./Kosova.info/
