Vdes në QKUK 51-vjeçarja që kishte konsumuar preparate higjienike

Një grua 51-vjeçare ka vdekur sot, më 22.10.2025, në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike.

Policia e Ferizajt e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për KALLXO.com se sot, më 22.10.2025, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj një person i gjinisë femërore kishte konsumuar preparate higjienike.

Sipas Veselit, menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51-vjeçe) kishte ndërruar jetë” – ka thënë zëdhënësi Kanun Veseli.

Sipas zëdhënësit të Policisë, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si – vetëvrasje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.


Go to TOP