Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale I.S.,- Prishtinë, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 25.09.2021, rreth orës 10:00, në Prishtinë, rruga “Ulpiana” përkatësisht në banesën e tij, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që ditën kritike, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin B.T., shpërndan substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 205 gram tek të pandehurit B.T., dhe N.L., me qëllim që të njëjtën më pas ta transportojnë për në Tetovë – Republika e Maqedonisë së Veriut, me këtë ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri S.I., ka qenë në kërkim policor që nga viti 2021 dhe më 20.10.2025, në pikën kufitare Hani i Elezit, nga zyrtarët policor doganor i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është urdhëruar ndalimi për 48 orë për veprën penale të lartcekur. /Kosova.info/
