Gjinovci kritikon Universitetin e Prishtinës: Dobët, tepër dobët – UP-ja nuk duhet t’i vardiset pushtetit
Aktivisti dhe analisti i njohur, Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po funksionon Universiteti i Prishtinës duke e cilësuar atë si “tepër të dobët” dhe të varur nga politika.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci ka ngritur pyetjen nëse Kosova ka ndonjë shkencëtar të suksesshëm që është alumn i Universitetit të Prishtinës, përveç figurave politike si Vjosa Osmani e Albin Kurti, të cilët – sipas tij – nuk kanë arritje të lidhura me studimet e tyre në këtë institucion.
“A nuk pat Kosova asnjë shkencëtar të suksesshëm që është alumni i UP-së, po veç Vjosa e Albini që kurrfarë arritje jetësore nuk e kanë të lidhun me studimet e tyne në UP? Dobët UP-ja, tepër dobët”, ka shkruar ai.
Gjinovci theksoi se Universiteti i Prishtinës dikur kishte rol udhëheqës në emancipimin dhe revoltën e shoqërisë kosovare, por sot, sipas tij, i është nënshtruar interesave të pushtetit.
“UP e ka pasë rolin me i pri shoqnisë kosovare në emancipim e revoltë, e jo me iu vardisë pushtetarëve. Prandaj nuk duhet rektorin me caktu kryeministri, se qe çka ndodh – i mshohët shuplakë misionit të universitetit ma të randësishëm në vend,” ka përfunduar Gjinovci. /Kosova.info/
