Juventus e Milan ndahen në paqe
Ndeshja e shumëpritur mes Juventus dhe Milan ka përfunduar pa gola (0:0).
Pjesa e parë është zhvilluar me kujdes nga të dyja palët, pa raste të shumta, ndonëse Christian Pulisic ka sjellë shpresë me një depërtim të shpejtë që është ndalur pas një rrëshqitje.
Santiago Gimenez ka qenë më afër golit për Milan me një gjuajtje të fortë drejt portës së Michele Di Gregorio, ndërsa Juventus i ka munguar qartësia në momentet vendimtare.
Në pjesën e dytë, ritmi ka shënuar rritje. Portieri Mike Maignan e ka shpëtuar Milan me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Federico Gatti, ndërsa në anën tjetër, Milan ka humbur rastin e artë për të kaluar në epërsi: Pulisic ka dështuar nga pika e bardhë, duke gjuajtur jashtë portës.
Rossonerët kanë vazhduar ta kërkojnë golin, madje Rafael Leao e ka provuar me një gjuajtje nga gjysma e fushës, por pa sukses.
Në minutat e fundit, të dy skuadrat kanë pasur shanse, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.
Ky barazim i ka ndërprerë Milani serinë prej pesë fitoreve radhazi, duke e lënë në vendin e tretë, dy pikë larg kreut. Juventus, ndërkohë, e ka zgjatur serinë e të qenit i pamposhtur në Serie A në 11 ndeshje (6 fitore, 5 barazime), por ka humbur terren në garën për pozitat e para.
