Kupina: Lidhja e Prishtinës do të mbështesë sportin e vajzave drejt sukseseve

Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka zhvilluar një takim me vajzat e klubit të basketbollit “Prishtina”, ku theksoi rëndësinë e sportit dhe rekreacionit për zhvillimin fizik, mendor dhe profesional të të rinjve.

“Më shumë sport dhe rekreacion rezulton me jetë të shëndetshme, zhvillim fizik e mendor dhe mundësi të karrierës profesionale. Bashkë kaluam kohë të mrekullueshme me vajzat e klubit të basketbollit Prishtina,” tha Kupina.

Ai shtoi se me mbështetjen e duhur nga institucionet, të cilën Lidhja e Prishtinës do ta bëjë realitet, entuziazmi, vullneti dhe energjia e vajzave do të përkthehen në suksese konkrete sportive dhe shoqërore. /Kosova.info/


Go to TOP