Rama në shënimin e 61-vjetorit të Pavarësisë së Maltës: Shtëpia mbahet me miq

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 61-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maltës.

Me këtë rast, Rama theksoi rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit me vendet partnere duke nënvizuar se këto marrëdhënie mbeten një prioritet për të ardhmen.

“Shtëpia mbahet me miq. Është nder dhe kënaqësi të marr pjesë në shënimin e 61-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maltës. Bashkëpunimi me shtetet mike është jetik dhe do të mbetet prioriteti ynë edhe në të ardhmen. Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tyre,” u shpreh ai.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Maltës në Kosovë duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy vendeve. /Kosova.info/

Go to TOP