Haradinaj: Blakaj është zgjidhja për një qeverisje ndryshe në Istog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me qytetarët e Istogut, tha se ‘ky qytet meriton më shumë, dhe se potenciali i tij i madh, veçanërisht në turizëm, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme”.

“Ukë Blakaj është zgjidhja për një qeverisje ndryshe në Istog. Me një karrierë të dëshmuar si ndërmarrës, ai e kupton rëndësinë e menaxhimit të burimeve që ka Istogu”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, lista e AAK-së për Asamble përbëhet nga njerëz me profile të ndryshme, profesionistë dhe të rinj, të gjithë me një qëllim të vetëm: që secili potencial i Istogut të shndërrohet në zhvillim, mirëqenie dhe mundësi reale për çdo qytetar.

Në përfundim, të postimit në Facebook, Haradinaj apeloi tek qytetarët që të mbështesin e AAK-së dhe të votojnë për një Istog që “bën dritë – 174”.


Go to TOP