Shënohet Dita Botërore e Zemrës, qytetarët sensibilizohen për shëndetin
Është shënuar sot edhe në Kosovë “Dita botërore e zemrës”. Gjatë kësaj dite, ekspertët shëndetësorë kanë dhënë sugjerime dhe këshilla për ta mbajtur një zemër të fortë.
Qytetarët ofrohen te mantelbardhët për të mësuar për shëndetin e tyre. Ndërsa shënohet Dita Botërore e Zemrës, argumentohet që edhe vendi ynë është pjesë e shoqërisë demokratike evropiane, thotë Mejreme Bajqinovci nga IKSHP.
“Ne si institut në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë me qendrat në të gjitha rajonet, me qendrat e mjekësisë familjare në që i kemi këtu e bëjmë shënimin e kësaj dite”, tha Bajqinovci.
Qytetarët sensibilizohen edhe përmes fushatave ndërgjegjeësuese që të parandalohen sëmundjet e zemrës.
“Qytetari duhet me ditë kujt duhet me iu drejtua nëse i ka ato simptoma që na zakonisht e drejtojmë dhe e cekim në materialet tona se duhet të shkohet shkue te mjeku familjarë pastaj ku duhet të shkohet”, shtoi Bajqinovci.
Të gjithë së bashku të kujdesemi për shëndetin e zemrës dhe ashtu të bashkuar t`i kontribuojmë këtij misioni global për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarë nga sëmundjet e zemrës, thonë mantelbardhët, kurse në shenjë nderimi të ditës ndërkombëtare të zemrës, në orët e mbrëmjes objekti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të ndriçohet me dritë të kuqe.
