Shehu: Bujqësia, prioritet për zhvillimin e Junikut

Kandidati njëherësh kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka deklaruar se bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Ai ka theksuar se gjatë mandatit të parë qeverisës janë ndërtuar rreth 6,500 metra kanale të ujitjes me një investim prej 325 mijë eurosh.

Po ashtu, Shehu ka bërë të ditur se janë rehabilituar edhe rreth 3,640 metra të kanalizimit në lagje të ndryshme të Junikut, investim që ka kapur shumën prej 250 mijë eurosh.

“Gjatë mandatit të dytë do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera për bujqësinë e Junikut”, ka theksuar Shehu duke nënvizuar se mbështetja për sektorin bujqësor do të jetë prioritet i pandryshuar për të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP