Paraburgim për një të dyshuar në Ferizaj për shitje të kokainës

Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj V.G., i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.

Sipas gjykatës, më 16 shtator, gjatë kontrollit nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Ferizaj, tek i dyshuari është gjetur një qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 3.28 gram.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, policia ka sekuestruar edhe 34 qese të tjera me kokainë me peshë 14.05 gram, të futura në një kuti cilindrike, si dhe një peshore digjitale.

Bëhet e ditur se gjykatësi i procedurës paraprake, Habib Zeqiri, aprovoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke theksuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale.

Go to TOP