Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një person në Podujevë

Është arrestuar i dyshuari për therjen e një personi në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të shtunën, derisa arrestimi i të dyshuari u arrit të dielën.

Lidhur me rastin njësiti përkatës policor është konfiskuar një mjet i prehtë thikë si dëshmi materiale e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Më 14.09.2025 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i prehtë/thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Lidhur me rastin njësiti përkatës policor është konfiskuar një mjet i prehtë thikë si dëshmi materiale e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP