Ambasadori i Kosovës në Hagë ‘bëhet i gjallë’: Ne i kemi monitoruar seancat, online ose fizikisht

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është bërë i gjallë më në fund.

Pavarësisht dhjetëra pyetjeve që kanë dërguar mediat, përfshirë Nacionalen, ai kurrë nuk është përgjigjur.

Doli ka thënë se çdoherë i përcjellin seancat. Kur është sfiduar se nuk i kanë parë asnjëherë me prezencë fizike, ai ka thënë se i kanë monitoruar online.

‘Një gjë mund të them, kushdo që ka shërbyer në ambasadën, në të kaluarën e tash, e di që është proces historik. I përcjellim çdo herë, ose online ose fizikisht. Nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet. Ne asnjëherë nuk kërkojmë mbrojtje nga populli i Kosovës”, tha Doli.

Go to TOP