OKB: Evakuimi nga Gaza i pamundur për shumë palestinezë
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dijarik, tha sot se megjithëse Izraeli ka lëshuar një urdhër evakuimi që mbulon të gjithë qytetin e Gazës, ku rreth një milion palestinezë janë strehuar, një numër i madh i atyre që janë ende atje besojnë se largimi nga qyteti është thjesht i pamundur.
Dijarik shpjegoi se transporti nga Qyteti i Gazës mund të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë, se rruga bregdetare është mezi e kalueshme dhe se vendet e zhvendosjes në Rripin jugor të Gazës janë tashmë të mbipopulluara, raportoi The Times of Israel.
“Shumica e njerëzve janë zhvendosur tashmë panumërta herë. Ata janë të rraskapitur, u kanë mbaruar paratë dhe janë të uritur”, theksoi Dijarik.
Prev Post
Anglia shkund Serbinë midis Beogradit
