Berisha: Kemi besim për rezultat pozitiv në Rumani
Futbollisti i Kosovës U21, Hekuran Berisha, është shprehur optimist para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027 kundër Rumanisë, duke theksuar rëndësinë e punës së përbashkët të ekipit gjatë muajve të fundit.
“Grupin e futbollistëve e kemi shumë të mirë. Jemi katër muaj bashkë dhe kjo na ndihmon shumë në fushë, sepse e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe zbatojmë më lehtë detyrat e trajnerit. Kemi analizuar Rumaninë dhe besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.
Dardanët U21 do të udhëtojnë nesër në mëngjes drejt qytetit Iași të Rumanisë, ku në mbrëmje do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtare, para përballjes së 5 shtatorit.
