Liga U15 në pingpong: Nis stinori vjeshtor me sfidat e javës së parë në Ferizaj

Të shtunën, më 6 shtator, në Ferizaj fillon stinori vjeshtor i garave ekipore për Ligën e të rinjve U15 për meshkuj, me xhirot 8 dhe 9.

Ndeshja më e pritur e ditës është ballafaqimi ndërmjet TTC Ferizaj dhe Gani Maloku, që aktualisht renditen të dyti dhe të tretë në tabelë. Ky duel premton emocione dhe luftë për pikët e rëndësishme.

Në ndeshjet e tjera, KVPP Prizreni, si kryesuese aktuale, dhe Ahmet Hoxha MK, që zë vendin e katërt, janë favorit përball ekipeve nga fundi i tabelës.

Të gjithë tifozët dhe dashamirësit e pingpongut janë të ftuar të marrin pjesë dhe të përjetojnë emocione nga kjo garë e rinisë kosovare. /Kosova.info/


Go to TOP