Haradinaj: Franca partnere e rëndësishme për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me René Troccaz, të dërguar special të Francës për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e tij, Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur Franca në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, si dhe në partneritetin e ngushtë me vendin tonë në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit, sipas Haradinajt, u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi proceset që po kalon Kosova, si dhe mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe në rajon.
“Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës,” ka deklaruar Haradinaj. /Kosova.info/
