Kuvendi dështon të konstituohet, ngec te nënkryetari serb

Edhe pse kryetari Dimal Basha dhe katër nënkryetarët e parë u zgjodhën, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos konstituohet. Pengesa kryesore mbetet zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, propozoi Sllavko Simiqin për nënkryetar, por ai nuk mori votat e nevojshme për tri herë radhazi. Deputeti i vetëm serb jashtë këtij grupi, Nenad Rashiq, propozoi emrin e tij për të njëjtën pozitë. Megjithatë, partia e Simiqit refuzoi të propozojë një alternativë tjetër.

Kryetari Basha vendosi që propozimi i Listës Serbe të kalojë me short, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lejon të propozohet i njëjti kandidat deri në tri herë. Nga shorti u përzgjodhën katër kandidatë: Vera Çeraniq, Stefan Kovaçeviq, Nenad Rashiq dhe Liljana Stefanoviq (e cila refuzoi të votohej). Tre prej tyre nuk morën shumicën e votave duke shtyrë seancën për të enjten.

Para kësaj, Kuvendi zgjodhi katër nënkryetarët e tjerë: Albulena Haxhiu (VV), Vlora Çitaku (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK), si dhe nënkryetarët me rotacion nga komunitetet joshumicë: Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.

Eugen Cakolli nga KDI-ja theksoi se dy nënkryetarët nga komunitetet duhet të votohen njëherësh në pako, sipas praktikës së deritanishme, për të shmangur ngërçet në votim. /Kosova.info/


Go to TOP