​Flet agjenti i Avdullahut, tregon pse e refuzoi Zvicrën për Kosovën

Mesfushori i Hoffenheim, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke refuzuar Zvicrën. Vendimi i 21-vjeçarit u cilësua si i papritur, pasi ai ishte rritur dhe formuar në futbollin zviceran.

Drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami, reagoi duke thënë: “Dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”

Agjenti i tij, Sascha Fischer, e shpjegoi zgjedhjen si një vendim personal e identitar: “Nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën. Leon zgjodhi Kosovën nga bindja, nga zemra e tij dhe nga identiteti familjar.”

Ai shtoi se Avdullahu synon të përdorë reputacionin e tij për ta ndihmuar Kosovën të forcohet në futbollin evropian: “Ai dëshiron të përdorë emrin, cilësinë dhe reputacionin e tij për të bërë një ndryshim – për të ndihmuar një shoqatë dhe një komb të vendoset në futbollin evropian.”

Avdullahu pritet të debutojë për Kosovën në fillim të shtatorit – pikërisht kundër Zvicrës, në kualifikueset e Botërorit 2026. /Kosova.info/


Go to TOP