Berisha: Vota e PDK-së për Dimal Bashën, akt i turpit politik dhe dorëzim para pushtetit

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës në një post të rëndësishëm me mbështetjen e PDK-së. Ai e ka quajtur votën e kësaj partie për kandidatin e Vetëvendosjes si “akt të turpit politik” dhe dorëzim të opozitës para pushtetit.

“Është faturë që do t’i kushtojë shtrenjtë, shumë më shtrenjtë se rrëzimi i Qeverisë Mustafa,” ka theksuar Berisha duke shtuar se kjo nuk ishte një votë e thjeshtë, por “vulë mbi bashkëfajësinë” dhe legjitimim i kontrollit absolut nga pushteti aktual.

Sipas tij, me këtë veprim PDK-ja ka shitur opozitën “lirë”, ndërsa çmimin e kësaj do ta paguajë shumë shtrenjtë në të ardhmen. Berisha përfundon duke thënë se “historia nuk fal dhe kjo ditë do të mbetet si njolla më e rëndë e atyre që zgjodhën të përkulen.” /Kosova.info/


Go to TOP