Kica Xhelili kundër Donika Gërvallës: Obsesionimi i saj me mua duhet të marrë fund

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duke akuzuar atë për shpifje dhe obsesion ndaj saj.

“Nuk e kam të qartë obsesionimin e Donika Gërvallës me mua. Nuk ka intervistë ku ajo shfaqet e nuk shpik ndonjë ‘thënie’ a ‘veprim’ që paskam thënë a bërë, tamam në stil llafexhinjësh të kafeneve”, ka shkruar Kica Xhelili.

Ajo shtoi se shpesh ka zgjedhur të mos reagojë për “shpifjet e kota e të ulëta”, por theksoi se tashmë kjo sjellje e ministres duhet të marrë fund. “Shpesh jam munduar ta kursej, pak për moshën, pak për trashëgiminë, e pak për një copë rrugëtimi bashkë, por fetishizmi i saj me mua duhet të marrë fund”, tha deputetja e LDK-së.

Kica Xhelili e përmbylli reagimin e saj duke e quajtur “të dhimbshme” nivelin e përfshirjes së ministres në shpifje dhe duke nënvizuar se Gërvalla duket sikur “vuan që të merremi me të”. /Kosova.info/


Go to TOP