Si po lëshon Ukraina rrjeta për t’i rrëzuar dronët rusë nga qielli
Ukraina po përdor dronë të vegjël pengues për të lëshuar rrjeta që kapin dronët rusë dhe i rrëzojnë ata nga qiejt mbi fushëbetejë.
Një njësit ukrainas ka thënë se ka arritur të shkatërrojë 100 dronë rusë brenda pesë javësh, duke përdorur taktikën në pyllin e dendur të Serebrianskit – një copë e vogël territori në rajonin e Luhanskut, që vazhdon të kontrollohet nga forcat ukrainase. /REL/
