Miftaraj: PDK dështoi, vetëm LDK mbajti qëndrim parimor për kryeparlamentarin
Ehat Miftaraj nga KDI-ja ka reaguar pas seancës së Kuvendit duke kritikuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me votimin për kryeparlamentarin. Ai tha se LVV e ndryshoi kandidatin duke propozuar një deputet që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, ndërsa PDK, ndonëse kishte premtuar publikisht se do të votojë kundër, në sallë abstenoi.
“Ky është një qëndrim jo parimor dhe mashtrim publik”, tha Miftaraj duke shtuar se së paku LDK që nga fillimi ka qenë e qartë dhe parimore në qëndrimin e saj për të mos votuar askënd nga LVV.
Sipas tij, arsyetimet e dhëna pas seancës nuk kanë ndonjë vlerë, sepse Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend të konstituar për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë dhe për t’i dhënë fund kolapsit institucional.
“PDK provoi, por dështoi”, përfundoi Miftaraj. /Kosova.info/
