Izmaku: Derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, s’kam shpresa për zgjidhje

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka folur para seancës konstituive.

Ajo u shpreh se derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, nuk ka shpresa për zgjidhje.

“Unë si deputete, derisa e shoh që ky lidership, duke përfshirë partinë e parë që doli fituese në këto zgjedhje, por edhe krerët e partive tjera politike, nuk e shohin kompromisin si një vlerë në demokraci, por e shohin si një ligësi, unë nuk kam shpresa më që do të ketë një zgjidhje”, ka thkesuar ajo.


Go to TOP