Fundjava sjell freski dhe mot të qëndrueshëm pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të shiut që sollën freski dhe gjallëri në natyrë, fundjava do të karakterizohet me mot më të qëndrueshëm dhe temperatura të moderuara.

Reshjet e ditëve të fundit pritet të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke rritur lagështinë e tokës dhe duke ndihmuar kulturat bujqësore. Po ashtu, ajri i pastër dhe kushtet e favorshme klimatike do të krijojnë mundësi si për punët në arë, ashtu edhe për pushim dhe aktivitete në natyrë.

E shtunë:

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 22 deri në 25°C. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–3 m/s.

E diel:

Edhe e diela do të vijë me mot kryesisht të kthjellët dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale të ditës nga 22 deri në 24°C. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi 1–4 m/s.

Fundjava kështu pritet të jetë e qetë dhe e përshtatshme për të gjithë ata që planifikojnë aktivitete bujqësore, udhëtime ose thjesht pushim në natyrë. /Kosova.info/

muna (Qyteti)24.08.202525.08.2025
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë162415        24
Pejë16        241524
Prizren17251624
Gjakovë17251624
Istog17251623
Junik15241523
Dragash10221122
Ferizaj15241423
Gjilan15241423
Kamenicë15241424
Besianë14241423
Mitrovicë15231523
Malishevë14241423
     

Go to TOP