Bayern Munich e nis furishëm, thyen Leipzig-un

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich e ka nisur furishëm mbrojtjen e titullit në Gjermani.

‘Bavarezët’ e deklasuan Leipzig, me rezultat 6-0, të premten mbrëma në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Bundesligën gjermane.

Bayern Munich në çdo aspekt ishte ekip më i mirë së skuadra udhëtuese, duke dominuar në terren dhe duke shënuar gjashtë gola.

Njeriu i ndeshjes ishte Harry Kane duke shënuar het-trik në minutën e 64-të, 74-të dhe 78-të derisa dygolësh realizoi Olise në minutën e 27-të dhe 42-të, kurse, një gol për fitoren e thellë të skuadrës nga Munich e shënoi Diaz në minutën e 32-të.


Go to TOP