Basha u përgjigjet ambasadave të QUINT-it: Mos-certifikimi i Listës Serbe është fitore për demokracinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj ambasadave të QUINT-it në Kosovë lidhur me qëndrimet e tyre për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.
“Të nderuar ambasadorë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të merr pjesë në zgjedhje, por ndalimin e Listës Serbe, e cila paraqet rrezik për pluralizmin politik, ka brenda saj zyrtarë që kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues, dhe kontrollohet nga Vuçiq”, shkroi ai.
Basha theksoi se mos-certifikimi i kësaj partie është një fitore për vetë serbët dhe për demokracinë në Kosovë, ndërsa certifikimi i saj, sipas tij, do ta dëmtonte rëndë atë. /Kosova.info/
