KQZ certifikon 33 subjekte politike e 4,913 kandidatë për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka certifikuar grupin e katërt me 33 subjekte politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025. Në total janë certifikuar 4,913 kandidatë, prej tyre 156 për kryetarë komunash dhe 4,757 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njoftuan për zbatimin e vendimit të PZAP-it të datës 18.08.2025 për miratimin e rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për certifikimin e subjektit politik “Lidhja e Prishtinës” dhe 56 kandidatëve të saj për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për decertifikimin e një kandidati nga subjekti politik i certifikuar “E VËRTETA” dhe në vend të tij certifikimin e një kandidati tjetër.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar:

Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve – 8 kandidatë

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 939 kandidatë (33 për kryetarë)

Partia Demokratike e Kosovës – PDK – 915 kandidatë (32 për kryetarë)

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK – 867 kandidatë (28 për kryetarë)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 686 kandidatë (25 për kryetarë)

Nisma Socialdemokrate – 351 kandidatë (6 për kryetarë)

KDTP – 59 kandidatë (2 për kryetarë)

IRDK – 30 kandidatë

Nova Demokratska Stranka – 45 kandidatë (2 për kryetarë)

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 68 kandidatë (6 për kryetarë)

Partia Liberale Egjiptiane – 52 kandidatë

Socijaldemokratska Unija – 10 kandidatë

Jedinstvena Goranska Partija – 19 kandidatë

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 2 kandidatë

AKR – Aleanca Kosova e Re – 29 kandidatë

Alternativa – 111 kandidatë (2 për kryetarë)

Bashkimi Demokratik – 30 kandidatë (1 për kryetar)

Bashkimi për Ndryshim Anamorava – 17 kandidatë (1 për kryetar)

Bošnjačka Stranka Kosova – 19 kandidatë

Guxo – 208 kandidatë (4 për kryetarë)

Iniciativa Balli – 2 kandidatë

Kosova Adalet Türk Partisi – 8 kandidatë

Kosovski Savez – 28 kandidatë (5 për kryetarë)

Lëvizja Qytetare Vatra – 42 kandidatë

LPRK – 1 kandidat

Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 18 kandidatë (1 për kryetar)

PSHDK – 45 kandidatë (1 për kryetar)

Partia Socialdemokrate PSD – 67 kandidatë (3 për kryetarë)

PDAK – 56 kandidatë

Srpski Narodni Pokret – 32 kandidatë (3 për kryetarë)

Yenilikçi Türk Hareket Partisi – 23 kandidatë

Koalicija Vakat – 27 kandidatë (1 për kryetar)

SDU – Naša Inicijativa – 15 kandidatë

Go to TOP