Qyteti japonez po shqyrton kufizimin e përdorimit të telefonave inteligjentë 2 orë në ditë
Një qytet japonez po shqyrton kufizimin e përdorimit të telefonave inteligjentë për banorët e tij në dy orë në ditë për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektin e ekspozimit të tepërt ndaj teknologjisë.
Orderesa e hartuar nga qyteti i Toyoake në provincën Aichi ka të ngjarë të jetë rregullorja e parë komunale në Japoni që synon një kufizim në përdorimin e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të tjera elektronike, raporton Kyodo News.
Nëse asambleja lokale e miraton urdhëresën, ajo do të hyjë në fuqi më 1 tetor.
“Ne duam që urdhëresa t’u ofrojë njerëzve një mundësi të mendojnë se si i përdorin telefonat inteligjentë”, sipas një zyrtari. Por nuk ka asnjë penalizim të propozuar për ata që do ta shkelin urdhëresën.
Draft-ordinanca gjithashtu rekomandon që nxënësit e shkollave fillore të ndalojnë përdorimin e telefonave inteligjentë deri në orën 9 të mbrëmjes, dhe nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe më të larta t’i lënë pajisjet e tyre deri në orën 10 të mbrëmjes.
Ndërsa pranon se telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe tabletët janë mjete thelbësore, drafti paralajmëron se përdorimi i tepërt i mediave sociale dhe transmetimit të videove mund të dëmtojë shëndetin dhe jetën familjare.
