Udhëheqës i ISIS-it është vrarë në Siri
Një udhëheqës i shquar i ISIS-it është vrarë nga forcat e udhëhequra nga SHBA në veri të Sirisë, në mëngjesin e së mërkurës.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, anëtari i vrarë i ISIS-it përshkruhet si një kandidat i fortë për të marrë drejtimin si udhëheqësi më i lartë i grupit terrorist në Siri.
Operacioni përshkruhet si një bastisje e agimit, gjatë së cilës udhëheqësi i ISIS-it dyshohet se ka tentuar të arratiset para se të vritej.
Sipas gazetës Times of Israel, operacioni ndodhi në veriperëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, dhe qarkullojnë informacione se objektivi i operacionit mund të ketë qenë udhëheqësi më i lartë i ISIS-it, Abu Hafs al-Qurayshi.
