Trump thotë se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, ku po u drejtohen gazetarëve.

Trump falënderoi Zelenskyn për praninë e tij sot në SHBA dhe tha se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se pati një takim “shumë të mirë” me Putinin dhe se ka “një mundësi të mirë që diçka të dalë prej tij”.

Trump theksoi se shtatë liderë botërorë ndodhen gjithashtu në kryeqytetin amerikan dhe ai do të flasë me ta pas bisedës me Zelenskyn.


Go to TOP