Arsenal mposht Manchester United

Arsenal e ka nisur sezonin e ri të Premier League me një fitore 1-0 në “Old Trafford”.

Vendasit e kanë nisur ndeshjen me entuziazëm, duke krijuar disa raste premtuese, por pa mundur ta mposhtin portierin David Raya.

Në anën tjetër, pas vetëm trembëdhjetë minutave lojë portieri turk Altay Bayındır, që e ka zëvendësuar Andre Onana, e ka bërë një gabim në një këndore të Declan Rice, çka topi ka shkuar te Riccardo Calafiori, i cili ka shënuar me kokë duke e kaluar Arsenal në avantazh.

Në pjesën e parë, vendasit kanë pasur disa tentativa për ta barazuar, përfshirë sulmet e Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, por Raya i ka bërë bërë disa pritje të jashtëzakonshme për ta mbrojtur avantazhin e Arsenal.

Në pjesën e dytë, Manchester United ka vazhduar të krijojë rrezik, por nuk ia ka arritur të shënojë. Arsenal e ka kontrolluar lojën në dhjetë minutat e fundit dhe e ka mbrojtur avantazhin deri në fund të ndeshjes.


Go to TOP