Kërkohej nga Maqedonia e Veriut, arrestohet në Istog
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut në fshatin Dubravë të Istogut, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase.
I dyshuari është arrestuar pa incidente dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet janë në pritje të procedurave të mëtejme ligjore që lidhen me ekstradimin eventual të tij. /Kosova.info/
