Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes historike të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqisë së udhëheqjes amerikane.
Në një postim në “X”, Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe administratën e tij për rolin e tyre vendimtar në arritjen e marrëveshjes, si dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, për udhëheqjen e treguar.
Sipas presidentes Osmani, nën udhëheqjen amerikane, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë.
“Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajon dhe në mbarë botën,” thuhet në reagimin e saj. /Kosova.info/
The historic peace deal between Azerbaijan and Armenia is a testament to what strong American leadership can achieve. We commend U.S. President @realdonaldtrump and his Administration for making history once again, as well as Azerbaijan’s @presidentaz Aliyev and Armenia’s Prime… https://t.co/IgWHlpCYxJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 8, 2025
