Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës

Një granatë dore është gjetur mbrapa një shtëpie në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, mbrëmjen e së mërkurës.

Policia e Kosovës bënë të ditur se rasti është raportuar në orën 19:06 nga pronari i shtëpisë, i cili gjatë punimeve në oborr kishte hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i deminimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërhyrë dhe ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.


Go to TOP