Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e disa të dyshuarve
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, identiteti dhe vendndodhja e të cilëve janë ende të panjohura.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të identifikuar dhe kapur të dyshuarit, ndërsa për këtë qëllim kërkon ndihmën e publikut.
Personat për të cilët kërkohet ndihmë për identifikim shfaqen në fotot e bashkangjitura me këtë njoftim. Të gjithë qytetarët që mund të japin informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e tyre, inkurajohen të kontaktojnë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt, ose përmes:
Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
E-mail-it: [email protected]
Numrave kujdestarë: 192 dhe 038 508 07001
Policia siguron qytetarët se të gjitha të dhënat që ndahen do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Për më shumë detaje, shikoni fotot e bashkangjitura në këtë njoftim. /Kosova.info/
