Prestreshi kritikon Qeverinë: Pas SHBA-së, tani po i prishim raportet edhe me Gjermaninë

Aktivisti Valon Prestreshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, e cila shprehu shqetësimin e saj për politizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një reagimi publik, Prestreshi theksoi se raportet me aleatët po dëmtohen rëndë si pasojë e veprimeve të Kryeministrit Albin Kurti.

“Na prishen me amerikanët, tash është radha me gjermanët!”, shkroi Prestreshi. Ai e quajti Kurtin “simbol të një tradhtie politike për shtetin e Kosovës” duke e akuzuar atë dhe organizatën që drejton për dëmtim të interesave strategjike të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP