AGK e EFJ thirrje për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Evropiane  e Gazetarëve kanë shprehur shqetësim që nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e dukshme rreth nevojës për të shmangur kolapsin financiar të transmetuesit publik, RTK.

AGK dhe EFJ i kanë bërë thirrje urgjente Qeverisë në detyrë të Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa për të alokuar pjesën e dytë të buxhetit që i takon RTK-së.

“Në dështim për ta bërë këtë, vihet në pikëpyetje funksionimi bazik i Transmetuesit Publik, RTK, duke përfshirë ofrimin e informacioneve dhe lajmeve për audiencën.  AGK dhe EFJ theksojnë përsëri rëndësinë e punës së papenguar të gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë punonjësve të RTK-së në interes të publikut”, thuhet në komunikatën e përbashkët e AGK-së dhe EFJ-së. /Kosova.info/


Go to TOP