Limaj: Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se edhe në seancën e sontme nuk pritet të ketë rezultat tjetër, pasi nuk ka marrëveshje të tij me kryertarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje”, u shpreh Limaj, duke shtuar se tani duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka treguar se pas seancës ka pasur takim me presidenten, ku kanë shkëmbyer mendime dhe presidentja u interesua për zhvillimet e fundit.

“Me presidenten kemi pasur takim dhe thjesht kemi shkëmbyer mendimet pas seancës. Presidentja u interesua për zhvillimet, nuk ka asgjë më tepër.”

“Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesa nga deputetët për të gjetur një zgjidhje politike, dhe tash 30-ditëshi nuk është konsumuar. Më 26 qershor ka hyrë në fuqi, sot jemi në ditën e fundit, por deputetët e Kosovës nuk kanë pasur rastin të votojnë. Si të tillë, vlerësojmë që afati nuk është konsumuar”, tha Limaj.


Go to TOP