Përsheshje fizike mes një kosovari dhe dy shtetasve maqedonas
Policia e Kosovës njofton se tre të dyshuar, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete dje në Prishtinë.
Sipas policisë, si pasojë njeri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), raporton KosovaPress.
“Rrethi Flamurit, Prishtinë 23.07.2025-17:46. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Më tej thuhet se lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
