Ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Ballkani – Floriana
Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë.
Klubi nga Suhareka është duke fituar 3-2 përballë skuadrës nga Malta, ndërsa kishin mbetur pak sekonda për përfundimin e 45 minutave të parë.
Nga aty, u ndërpre energjia elektrike në stadiumin “Fadil Vokrri” duke krijuar një situatë të paprecedentë.
We've seen it all!
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 22, 2025
Blackout in Prishtina, causing the lights and electricity generators of Stadiumi Fadil Vokrri to go defunct.#UECL | #Ballkani | 🇽🇰🇲🇹 pic.twitter.com/b7KaNjBjBp
Gjeneratorët kanë krijuar një skenë të paprecedentë.
Gjeneratorët siç duket nuk janë vënë fare në funksion duke bërë që e gjithë fusha të mbetej në terr.
Tifozët ndezën dritat e telefonave të tyre duke vërshëllyer situatën e krijuar, ndërsa gjyqtari i ra bilbilit për përfundimin e pjesës së parë.
Tashmë janë vënë në funksion organizatorët në “Fadil Vokrri” që ta rikthejnë energjinë elektrike, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet normalisht.
