Arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng familjar në Mramor

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur gjatë një ahengu familjar në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:20 të mëngjesit, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë në këtë zonë. Njësitet policore kanë reaguar me shpejtësi, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur prova që konfirmojnë përdorimin e armës.

“Hetuesit policor kanë identifikuar dhe siguruar prezencën e të dyshuarit, F.A., 66 vjeç, i cili ka dorëzuar armët në posedim të tij”, thuhet në njoftim

Në koordinim me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Kosova.info/

Go to TOP