Vikingur Reykjavik në avantazh të thellë ndaj Malishevës

Vikingur Reykjavik është duke dominuar plotësisht ndaj Malishevës në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues në Conference League.

Pas përfundimit të pjesës së parë, rezultati është 5-0 në favor të skuadrës islandeze.

Protagonisti kryesor i takimit është Hansen, i cili ka realizuar një tregolësh, duke shënuar në minutat njëmbëdhjetë, njëzet e një dhe tridhjetë e gjashtë. Një gol tjetër për vendasit e ka realizuar Ekroth në minutën e njëzet e nëntë, ndërsa Hafsteinsson ka shtuar edhe një gol të pestë në minutën e dyzet e dytë, duke thelluar edhe më tej epërsinë.

Ndërsa në dispozicion janë edhe dyzet e pesë minuta lojë, Malisheva, që kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 0-1, tashmë duket e eliminuar. 

Go to TOP