Dështon edhe përpjekja e 48-të e konstituivit të Kuvendit të Kosovës
Për herë të 48 sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.“Ne është dashur qysh moti të kemi institucione të këtij vendi. Është hera e 48-të që mblidhemi pa rezultat”, ka thënë Rashit Qalaj nga PDK.Qalaj ka vazhduar të flasë në foltore edhe pas ndërprerjes së mikrofonit në foltoren e Kuvendit, duke kërkuar respektim të Kushtetutës së Kosovës. E njëjta praktikë ishte edhe me Alban Zogajn e LDK-së, të cilit s’ju lejua fjala.“AAK e ka kandidatin por sot paska shkuar në Greqi, Albin Kurtin”, ka thënë Time Kadrijaj nga AAK, gjatë propozimit.Përpjekja e radhës do të jetë më 19 korrik. Seanca tjetër mbahet të shtunën më 19 korrik në ora 11:00.
Prev Post
Nga FC Porto te Prishtina
