Dardanet e reja udhëtojnë për në Gjeorgji, gati për Evropian
Pas fazës së suksesshme përgatitore që përfundoi të enjten, hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës të premten udhëtojnë për në Gjeorgji.
Menjëherë të shtunën e kanë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian (B).
Evropiani do të mbahet në qytetin Telavi, ndërsa vajzat tona ndeshjen e parë e kanë ndaj Bullgarisë. Më pas në fazën grupore luajnë edhe me Ukrainën, Sllovakinë e Gjeorgjinë.
Në Evropianin në Gjeorgji paraqiten dhjetë ekipe kombëtare.
